Kush janë tetë senatorët që i kërkuan sqarime Bidenit për shtetet që i ftoi në Samitin për Demokracinë?

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 07:21 | Nga Ekonomia Online

Tetë senatorë amerikanë i kanë dërguar letër presidentit Joe Biden, për t’i kërkuar sqarime lidhur me kriteret që janë përdorur për të ftuar shtetet në Samitin për Demokracinë që do të mbahet pas një muaji, ku nuk u ftua Kosova. Por, kush janë këra senatorë?

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Mendez së bashku me shtatë senatorë të tjerë i kanë dërguar letër presidentit Joe Biden duke kërkuar qartësi më të madhe dhe transparencë në lidhje me kriteret që janë përdorur për të ftuar shtetet në Samitin për Demokracinë që do të mbahet pas një muaji.

Në letrën që senatorët i kanë dërguar presidentit Biden thuhet se cilat shtete ftohen dërgon sinjal të fuqishëm mbi vlerat dhe praktikat që SHBA-ja beson se e përbëjnë demokracinë.

Kjo letër mbanë nënshkrimet e Robert Menedez, Tim Kaine, Brian Schatz, Ron Ëyden, Benjamin L. Cardin, Sheldon Ëhitehouese, Jeffrye A.Merkley dhe Sherrod Broën.

 “Së pari ne kërkojmë më shumë qartësi dhe transparencë lidhur me kriteret për selektimin e qeverive që janë ftuar të marrin pjesë në Samit. Kë ne e ftojmë dërgon një sinjal të fuqishëm lidhur me vlerat dhe praktikat që ne besojmë se e përbëjnë një demokraci. Derisa demokracinë marrin shumë forma dhe disa shtetet janë në vështirësi për të konsoliduar institucionet dhe praktikat demokratike, ne duhet të jemi të qartë se pse e kemi ftuar secilën qeveri pjesëmarrëse. Ju lutemi të na dërgoni një listë me shtetet e ftuara dhe kriteret që janë përdorur për të përcaktuar se përse secila e ka merituar ftesën”, thuhet në letrën e senatorëve.

Ndryshe, Kosova ka mbetur jashtë listës së shteteve të ftuara nga presidenti Biden për të marrë pjesë në Samitin për Demokracinë.

Mosftesa e Kosovës u pa si këmbanë alarmi për shtetin që ShBA-në e ka sponsorin kryesor të shtetësisë.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, të organizuar më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme