Kush mund të jenë dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes në Hagë?

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Mbrojtja e Thaçit pritet të thërras 11 dëshmitarë – shumica nga ta synohet të dëshmojnë në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit do të thërrasë në sallë dy dëshmitarë, ndërkaq dy të tjerë veçse kanë dhënë dëshminë me shkrim, Radio Evropa e Lirë.

Në korrik, ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit kanë njoftuar se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse.

Të ngjashme