Sipas planifikimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave kundër COVID-19.
Sipas paralajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot lejohen këto veprimtari:
-Tregtia me pakicë
-Dentistët dhe fizioterapeutët
-Floktarët dhe sallonet e ondulimit
-Tregu i gjelbër
-Gastronomia (merr me vete)
-Transporti hekurudhor
-Transporti urban dhe ndërurban
-Qendrat e thirrjeve
-Hapja e Muzeve dhe Galerive
IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 7 raste të reja dhe 23 të shëruar nga coronavirusi në Kosovë. Aktualisht janë gjithsej 985 raste me 736 të shëruar dhe 29 të vdekur.