Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës në Gjermani, prandaj sipas gjyqtarëve kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane.

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialisit në një klinikë.

Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë.

Premtim bashkëshortes apo mendësi fundamentaliste

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje “si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave” dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka “rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës” mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjykues.

Mjeku libanez pretendoi se ndërkohë nuk i jepte më dorën askujt, sepse është pro barazisë së burrit dhe gruas, por gjykata e konsideroi këtë si një thënie thjesht për arësye taktike.

Pandemia nuk përbën argument

Gjykata argumentoi po ashtu se fakti që për momentin njerëzit nuk i japin më dorën njëri-tjetrit për shkak të pandemisë së koronës nuk mund të merret në konsideratë, sepse  “për shkak të traditës së gjatë historike që ka dhënia e dorës të tjerëve”, gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë.

Të ngjashme