Kushtetuesja merr vendimin për Ilir Metën

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e ish-presidentit shqiptar, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg.

Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit, raporton Top Channel.

Meta ka ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, por sipas Kushtetueses ish-presidenti këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, dhe sipas gjykatës ai ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime.

Të ngjashme