Andrea Bertolacci mund të vijojë të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm tek Genoa, skuadër ku është huazuar nga kuqezinjtë e Milanit pasi e blenë për 20 milionë euro nga Roma.
Mesfushori italian duhet të kthehet në fund të sezonit në Minanello, por 27-vjeçari ka shprehur jo pak herë dëshirën për të qëndruar kuqeblu edhe për një sezon tjetër.
Te Genoa, Bertolacci ndjehet mirë dhe luan në formacionin bazë, diçka tek Milani vështirë se do ta arrijë pasi konkurrenca në kampin kuqezi është shumë e madhe.