Kushtrim Bajraktaraj po vazhdon të arrijë suksese të mëdha në sportin e bodybuildingut.
Kampioni i shumëfishtë i Kosovës ka arritur edhe një sukses tjetër, në një garë të madhe të bodybuildingut.
Bajraktaraj ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 85 kg në Kampionatin ballkanik në Greqi, transmeton lajmi.net.
Bajraktaraj arriti që të fitojë medaljen e artë, një tjetër sukses i madh në karrierën e tij dhe për bodybuildingut kosovar.
Më herët gjatë këtij viti Bajraktaraj kishte fituar edhe medalje të bronztë në ‘Santoja Cup’ ku kishte garuar në kategorinë -85 kilogramë, si dhe medalje të argjendtë në kampionatin evropian IFBB 2019. /