Këngëtari i njohur i muzikës popullore/qytetare, Edi Furra, së fundmi ka lansuar projektin e tij më të ri me titull ‘Hajde Gjakovare’ bashkë me Lirikët, njofton Klan Kosova.
Kënga vjen e shoqëruar me videoklip të realizuar nga Ermali Production.
I kontaktuar nga Klan Kosova, Edi trego se kjo këngë iu kushtohet të gjitha nënave, bashkëshorteve, motrave dhe vajzave mbarë shqiptare, por meqenëse artisti është nga Gjakova, projekti u titullua ‘Hajde Gjakovare’.
Tutje, këngëtari tregoi se projekti u punua me kujdes nga Sajmo Production.
Ky projekt pason ‘Një shok n’sofer na mungon’, që erdhi muaj më parë, por Edi tha se së shpejti konkretisht pas shtatorit do të ketë diçka të bukur, pasi siç dihet, këngëtari gjatë sezonit veror por edhe jashtë tij, është i angazhuar me ahengje live.
Në fund, Edi falënderoi të gjithë bashkëpunëtoret e tij, duke veçuar Lirikët me të cilët edhe u bashkua për projektin. Por, këngëtari falënderoi jashtëmase familjen e cila e mbështet gjithmonë, njofton Klan Kosova.
Në vazhdim ua sjellim klipin të cilin keni mundësi ta shihni të plotë: