Kuvendi bullgar ka thirrur seancën për zhvillimet me Maqedoninë, Kovaçevski: Incidentet janë për tërhequr vëmendje

Macedonia and Bulgaria, two flags waving against blue sky. 3d image
Prishtinë | 23 Jan 2023 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Hetimet do të tregojnë nëse Hristijan Pendikov është sulmuar në Ohër për shkak se është ndjerë si bullgar dhe policia do të japë përgjigje për detajet e ankesës së Hristijanit për tre kërcënimet para se të rrihej.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë për emisionin bullgar “BTV” lidhur me incidentin në Ohër.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e sheh incidentin si një provokim për të shkëputur vëmendjen nga e ardhmja evropiane e vendit.

Ai shtoi se asnjëherë nuk justifikon dhunën apo provokimin e çfarëdo lloji.

Në ndërkohë, për shkak të incidentit në Ohër, djegies së klubit bullgar në Manastir “Ivan Mihajllov” dhe sulmit në klubin e Ohrit “Car Boris III”, ambasadori bullgar në vend Angel Angelov është thirrur në Sofje për konsultimi.

MPJ bullgare thekson se qëllimi i konsultimeve është që të ndalet, siç thonë ata, trendi i rrezikshëm i rritjes së presionit ndaj qytetarëve të vendit që ndjejnë se janë bullgarë.

Kuvendi bullgar për nesër ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, në të cilën, ndër të tjera, ministri teknik i Punëve të Jashtme, Nikollaj Milov, do të flasë për sulmet ndaj bullgarëve në Maqedoni.

Të ngjashme