Kuvendi i Kosovës ka diskutuar sot rreth 20 pika të rendit të ditë, përfshirë 15 projektligje që lidhen me Agjendën Evropiane të Reformave.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte paralajmëruar se të gjitha pikat e rendit të ditë do të votoheshin përnjëherësh, pas debatit. Por, në fund, nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.
Veseli bëri të ditur se për vazhdimin e kësaj seanca do të njoftohen pas mbledhjes së kryesisë.
Me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli ka vendosur ndërprerjen e të gjitha udhëtimeve të deputetëve jashtë vendit.