Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për herë të parë në sesionin pranveror. Seanca e sotme (e mërkurë) është e para nga dy të tilla që do të mbahen këtë javë. Të enjten është paraparë të mbahet seancë e re.
Në seancën e së mërkurës do të shqyrtohen dhe votohen pikat e papërfunduara në disa seanca gjatë vitit të kaluar.
Janë 15 pika nga 7 seanca të kaluara të cilat nuk kanë arritur të shqyrtohen apo votohen gjatë sesionit vjeshtor.
Ky është rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
- Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:
- Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.