Me 73 vota për, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e mbështetur edhe nga opozita, raporton Ekonomia Online
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka kërkuar miratimin e projektligjit duke thënë se është i rëndësisë së madhe.
“Njëra nga bazat e llogaridhënies është çështja e përgjegjësia disiplinore e gjyqtarëve dhe promurorëve. Ligji aktual ka qenë i shoqëruar me një lëshim dhe në praktikë ka pasur gabime të mëdha dhe ka qenë e pamundur të bëhet suspendimi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Haxhiu tha se nesër përfundon drafti i parë i konceptit dokumentin për vettingun.
“Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu, është një reformë e rëndësishme që bashkërisht duhet të flasim dhe mbështesim dhe nesër finalizohet drafti i parë i konceptit dokumentin për sistemin e vettingut”.
Adnan Rrustemi nga VV-ja tha se me këtë projektligj rritet llogaridhënia, duke konsistuar mbi përmirësimin e gabimit.
“Ky projektligj ka për qëllim evitimin e problemeve lidhur me suspendimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Shefi i GP-së Abelard Tahiri, tha sa ishte ministër e kishte propozuar të njëjtin projektligj VV-ja atë kohë nuk e kishte përkrah, derisa është shprehur se i vjen mirë për iniciativën që po e merr qeveria.
“Sot kur po vjen koha me bë ndryshime, ndryshime të mëdha që tregojnë se ka filluar me u implimentuar mirw. Çështja e përgjegjësive disiplinore ka çaluar për një kohë të gjatë në Kosovë. Në kohën kur e kam propozuar unë VV-ja nuk i ka përkrah dhe sot po me vjen mirë”.
Driton Selmanaj nga LDK-ja tha se do ta mbështesin në parim këtë Ligj, raporton EO.
“Në parim i jep përkrahjen LDK-ja dhe është projektligji i dytë që sponsorohet nga Ministria e Drejtësisë por kjo praktikë e ndryshimeve të ligjeve me një fjali”.
Edhe nga AAK-ja Besnik Tahiri tha se e mbështesin këtë Ligj, pasuar që tha e forcon sundimin e ligjit në vend duke e rritur llogaridhënien dhe përgjegjësinë.
Kuvendi ka miratuar edhe Raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.