Kuvendi emëron 6 anëtarë të Bordit të AKP-së

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 10:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit me 46 vota për, 18 kundër emëruan gjashtë anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Të emëruarit janë Hasime Mazreku, Skender Komoni, Ranko Djokiq, Qemajl Behrami, Bekim Selimaj dhe Avni Ajdini.

Qeveria, kishte marrë vendim me 22 janar të këtij viti për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Qeveria Haradinaj kishte përjashtuar ekspertët britanikë nga procesi i emërimit të anëtarëve të Bordit të “Trepçës” dhe të AKP-së.

Edhe pse të dy këto borde ishin pjesë e listës së memorandumit të dakorduar mes Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës britanike, i cili ishte bërë për emërimin e njerëzve kredibilë në pozita të larta, Qeveria kishte kërkuar nga Ambasada britanike që të tërhiqet nga përzgjedhja e anëtarëve.

Të ngjashme