Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 9 pika, ndërsa me propozimin e kryetarit Lladrovci janë shtuar edhe dy pika të tjera, propozim vendimi për mbështetje financiare qytetarëve të prekur nga tërmeti i datës 26.11.2019 në Shqipëri dhe propozim vendimi për ndryshimin e anëtarëve të KKSB-së.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Llabinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe monitorues nga organizata jo qeveritare KDI.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar dhe aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 30.10.2019 ka kaluar me shumicë votash.
Propozim vendimi për ndryshimin e periudhës së zbatimit të PLVM-së për vitet 2020-2024, ka kaluar me 29 vota.
Propozim vendim për miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2020-2024 ka kaluar me 27 vota pro.
Propozim vendimi lejohet vazhdimi i kontratave me qira joprofitabile mbi dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të banesave sociale në Bllokun e banimit I dhe II në Drenasin III ka kaluar me 23 vota për.
Propozim Vendim për lëshimin në shfrytëzim afatgjatë të parcelës në ngastrën kadastrale në Komoran për ndërtimin e një objekti në shfrytëzim nga ana e Komunitetit ka kaluar me 27 vota.
Propozim Vendim për lëshimin në shfrytëzim afatgjatë të parcelës në ngastrën kadastrale në Sankoc për ndërtimin e një objekti në shfrytëzim nga ana e Komunitetit ka kaluar me 24 vota.
Propozim Vendim për harmonizimin dhe transferin e mjeteve për paga ka kaluar me 25 vota.
Propozim Rregullore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2020 ka kaluar me 28 vota.
Propozim vendimi për mbështetje financiare qytetarëve të prekur nga tërmeti i datës 26.11.2019 në Shqipëri në vlerën prej 10 mijë eurove ka kaluar me vota unanime
Propozim vendimi për ndryshimin e anëtarëve të KKSB-së ka kaluar me shumicë votash.
Në pikën të ndryshme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët dhe janë dhënë propozime ekzekutivit.
Me gjerësisht mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 29.11.2019 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës dhe në kanalin YouTube; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/ https://www.youtube.com/watch?v=d8HHtEfLxf8