Kuvendi i komunës themeloi Komitetin për Politike e Financa dhe Komunitete

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2022, kuvendi i komunës themeloi dhe emëroi anëtarët e komitetit për politikë e financa dhe komitetin për komunitete.

Në këtë seance është themeluar edhe grupi punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2022.

Seanca filloi me dhënien e betimit të tre anëtarëve të rinjë të Kuvendit dhe vazhdoi me parashtrimin e kërkesave dhe pyetjeve të qytetarëve nga kuvendarët për drejtoritë përkatëse. Kuvendarët kanë marrë përgjigje për çështjet e ngritura nga kryetari dhe nga drejtorët.

Në këtë seancë kuvendaret shtruan edhe një serë pyetjesh e komentesh në adresë të kryetarit të komunës z. Shaqir Totaj dhe drejtorëve të drejtorive komunale. Kryetari Totaj, publikisht falënderoi kuvendaret për pyetjet dhe komentet e tyre dhe i ftoj ata për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mirën e qytetareve të komunës sonë. Po ashtu kryetari i komunës kërkoj nga të gjithë drejtoret e drejtorive komunale, që të jenë transparent dhe të hapur për bashkëpunim më të gjithë.

Ditëve në vijim, pas formalizmit të vendimeve do i publikojmë në ueb faqe të komunës emrat dhe kontaktet e anëtareve të të dy komiteteve obligative të kuvendit të komunës, KPF-së dhe KK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme