Gjykata Speciale me mekanizmat e saj është duke u sjellë si të ishte organ suprem mbi shtetin e Kosovës.
Organet e shtetit të Kosovës, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi duhet të lëvizin. Kuvendi është vullneti dhe legjitimiteti i popullit, jo Gjykata Speciale.
Kuvendi duhet ta ndalë Gjykatën që sillet si Zot.
Nëse vazhdon ngacmimi dhe sjellja arbitrare, populli mund të reagojë ndaj poshtërimit me prapavija krejt të tjera nga drejtësia dhe ka mjete tjera të mbrojtjes.
Shteti duhet ta mbrojë popullin dhe të mos lejojë provokime si në kolonitë e të kaluarës.