Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën edhe për një mandat kryetar, raporton Ekonomia Online.
Ai e ka marrë besimin e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr me këtë parti.
Fatmir Sejdiu, i cili nuk është pjesë e marrëveshjes për konsensus, kishte konfirmuar se do t’i rreket garës për ta marrë edhe një herë drejtimin e LDK-së.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi sot në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së kur edhe zyrtarizohen kandidaturat për të parin e partisë.