Sot në Drenas u mbajt Kuvendi i Parë Zgjedhor i partisë së re “Bashkimi Demokratik”, me pjesëmarrjen e delegatëve, përkrahësve dhe mysafirëve të shumtë, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kuvendit u zgjodhën organet drejtuese të partisë, përfshirë kryetarin me mandat katërvjeçar, prof. dr. Ajvaz Berisha. U emëruan gjithashtu dy nënkryetarët Izjah Çelaj dhe Arbër Halilaj, sekretari i përgjithshëm Zeqir Bekolli, kryetarja e Forumit të Gruas Erblina Mulaj dhe kryetari i Forumit Rinor Edmond Prenku.
Kuvendi u monitorua nga zyrtarja e KQZ-së, znj. Valmira Selmani. Partia me orientim liberal synon të sjellë një alternativë të re në skenën politike të Drenasit dhe më gjerë.

