Ndonëse nuk u mor asnjë vendim, këshilltarët e Komunës së Prishtinës kanë diskutuar lidhur me ndërtimin e xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Disa nga këshilltarët komunalë kanë vënë në pikëpyetjen lokacionin e ndarë tash e pesë vite, për fillimin e punëve për ndërtimin e objektit. Pasi konsiderojnë që një xhami e nivelit të tillë duhet të ketë lokacion më të madh.
U kërkua që BIK dhe Komuna e Prishtinës të zgjidhin problemet brenda ligjit, ndërkohë i kanë dhënë mbështetje nderimit të saj.
Ylli Hoxha, nga Vetëvendosje ka thënë se ky nuk është lokacioni më i miri për xhaminë e Madhe.
“Tash e pashë për herë të parë projektin. Nga ky preket dalin disa pikëpyetje. Ky projekt nuk përkon me lokacionin. Kthimi nga kibla korrespondon nga sheshi. Madhësia e parcelës nuk korrespondon me objektin. Këto pikëpamje nuk mendojë që duhet ta ktheje procesin prapa. Këto çështje është dashur të diskutohen në mes BIK e komunës. Propozojë që të sanohen problemet që mund ta shpejtojnë procesin”, tha Hoxha.
Shefki Gashi nga LDK ka kërkuar që financimi i xhamisë të bëhet nga Institucion Kosovës.
“Me sa dimë financimin e sajë do ta bëjnë qytetarët turk. Ta dini se edhe ata kanë probleme financiare. Do të ishte mirë që Institucionet e Kosovës të ndanin pak mjetë për nderimin e sajë, po ashtu një taks edhe qytetarët në mënyrë vetanake”, tha Gashi.
Muhamet Selamni nga PDK ka shtruar disa pyetje për përfaqësuesit e BIK-ut, ndërkohë nuk është pajtuar me planin aktual.
“Po flas në emrin time, jo të partisë. Jam që xhamia të ndërtohet dhe të zgjidhen hendeqet. Por kamë disa pyetje. Ku janë burimet e financimet dhe nga do të vinë burimet e financave ? A ka mundësi që nëse nuk përshtatë parcela të ndërrohet lokacioni ? Pse duhet të nderohet një arkitekturë kaliske Osmane në një vend modern evropian. Për mua osmanlit kanë qenë pushtues dhe si të tillë do të mbesin. Po të mundja do ti hiqja të gjitha të tyre dhe jo ta nderoja edhe një të tyre.
Visar Arifaj nga Partia e Fortë ka thënë se xhamia nuk bënë të ndërtohet më këtë projekt.
“A është ky projekti më i mirë propozuar, un mendojë që jo. Në duhet të mësojmë nga e kaluara dhe mos ti përsërisim më. Kur është bërë nderimi i Katedrales nuk ka pas debat nga Komuna dhe objekti i sajë është një shmeti. Dështojmë që mos te përsërisim gjera e tilla. Nëse ne e bëjmë një kopje të një xhamie do të përfundojë vetëm si një kopje. Mund të thoni se po e bëjmë xhamin më të madhe në Ballkan, nëse do ta ndërtojë një qytet tjetër një xhami më të madhe. Por që nuk kalohet është origjinaliteti”, pohoi Arifaj.
Agim Gashi nga LDK-ja ka thënë se “Xhamia po fillon atje nën toke me biznese e po del larte me minare. Sipas meje objekti si objekt po e humb vlerën. Ne kemi nevoje për zhvillim shpirtëror dhe mos të joshemi shumë më vlerat e importuara sepse edhe ashtu identiteti ynë po vije në zero”.
Sylejman Pireva i VV-së ka kërkuar që të ndërrohet lokacioni. Ka thënë se parcela e darë nuk është më e dinjitetshmja për një projekte të tillë.
“Po diskutojë edhe si shqiptar edhe si Mysliman. Nëse pretendojmë që do jetë më e madhja në Ballkan. A thua e ka edhe vendin si e tillë. Ajo hapësirë nuk i përshtatët. Ku do ti ketë jashtë sajë gjelbërimi, çlodhjen e xhami. Posta gati kapur për xhami, shtëpia e shëndetit gati e kapur për xhamie, rruga gati kapur për xhami. Nuk kamë asgjë kundër nderimit. Shyqyr zoti ka toka publike Komuna jonë, ku pasardhësit do të na gjykojnë drejtë. Besoni, unë druaj se shumë kemi për tu gjykuar në të ardhmen si Kuvend, kur ka ende mundësi. Un mendojë se ende kemi kohë për të gjetur një lokacion më të përshtatshëm për një tempull të tillë. Merren diskutimin tim si më dashamirës, ku babë e babagjysh i kamë pasur mysliman, e mburre për këtë”, tha ai.
Ndërsa, Shaip Hajrizi nga LDK-ja, shprehet të jetë i habitur pse diktohet tash për lokacion.
“Më habit fakti që ende bisedohet se a e ka vendin aty apo jo, kur për vendin është biseduar 10 vite. Mendojë që vendi më i miri për këtë objekte në Qendër nuk do të gjendet asnjëherë. Mund të gjendet në Hajvali, por jo në Qendër. Pra, vend më të mirë nuk ka. Unë kërkojë që në kohën sa më të shpejtë të merren vesh institucionet nder veti dhe pas një viti të përfundojë”, tha Hajrizi.
Ndërkaq, Lirak Cela i PDK-së ka kërkuar nga kryetari Ahmeti që të sqarohet më saktë se a është për apo kundër vendit, projektit edhe gjerave të tilla për xhaminë.
“Nuk e kamë të qarrtë se cili është qëndrimi i ekzekutivit për këtë projekte. A janë ata për këtë projekt a jo. Pse po hapet sot ky debat, pse nuk është hapur para një viti. Unë nuk e di ku ka tjetër vend për nderimin e xhamisë, duhet të jermi të matur kur paraqesim. Kisha dashur që të diskutojmë për arkitekturën, jo vetëm për të xhamisë, por edhe të rrokaqiejve 15 katesh, të cilat paraqesin shëmti. Pra është mirë që ekzekutivi ta bëjë të qartë se cili është qëndrimi i sajë për të gjitha çështje rreth xhamisë”, tha Celaj.
Ai ka thënë se është për nderimin e dyqaneve. “Unë jam për dyqanet, jo vetëm në këtë xhami. Vetëfinancimi nuk i bënë dëm, por vetëm e ndihmon. Ne i dimë burimet e financave pas luftës se kanë qenë të dyshimta, dhe është mirë, si në këtë rast të dihet financat”
Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se ndërtimi i Xhamisë më të madhe në Republikën e Kosovës është përtej një kryetari dhe një partie politike.
Ai ka thënë se ftesa për debat në Kuvendin Komunal është për të ndërtuar një koncezues në mes të gjitha partive që mos të ketë akuza më vonë. Ai ka njoftuar se financimi i Xhamisë që do të ketë një kosto prej 35-40 milionë euro do të mbulohet nga Bashkësia Islame e Kosovës. Kjo pikë e rendit të ditës është mbyllur pa ndonjë votim, ndërkohë që është parë si debat i arsyeshëm.
Ai ka thënë se lokacioni i Xhamisë është ndarë në vitin 2012, në kohën kur kryetar i Komunës së Prishtinës ka qenë kryeministri aktual, Isa Mustafa.
Kryetari Ahmeti tha se debati i kërkuar nuk është debat fetar dhe nuk ka njerëz që janë për apo kundër Xhamisë, mirëpo ata do të bëjnë një prezantim dhe pastaj i takon këshilltarëve komunal të diskutojnë apo jo.
”Në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë ta kthejmë këtë projekt në pikën zero, nuk po flasim për anulim të konkurseve apo projekteve”, tha Ahmeti.