Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje, merr disa vendime

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje janë marrë këto Vendime: Vendimi për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019; Vendimi për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë dhe Vendimi i  kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme-lokaleve afariste të Komunës në shfrytëzim personave juridik.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe raport i DKA-së për ecurinë e zhvillimit të mësimit online, në distancë.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/ , mund të gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të kuvendit komunal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme