Polica kap hajnin e xhamive dhe të dyqaneve në Rahovec, ai pranon veprat dhe tregon dy shokët e tjerë që e e ndihmuan

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Pas veprimeve të sukseseshme hetimore, dhe në bashkpunim me Prokurorinë e Shtetit, policia nga Stacioni policor në Rahovec, ka arritur të identifikoj, lokalizoj dhe të arrestoj tani të dyshuarin:

H. A. R. Lindur 01.04.2003, sh/k.
I dyshuari dyshohet për disa raste të vjedhjeve serike, kryesisht të ndodhura gjatë muajit Dhjetor/ 2021 dhe fillim muaji Janar /2022, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit, i vetëm dhe në grup.

I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim.

Nga i dyshuari është kuptuar se në të gjitha keto vende ku janë kryer vjedhjet kanë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimor, dhe të njejtat i kan ndar mese vete, dhe i kanë shpenzuar.

Lidhur me këtë Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme