Kuvendi komunal i Rahovecit mban mbledhje, merren një sërë vendimesh

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i komunës Smajl Latifi, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec.

Gjatë mbledhjes nga anëtarët e kuvendit kanë marrë katër Vendime: Vendimi për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës të Republikës së Shqipërisë; Vendimi për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Civita të Republikës së Italisë; Vendimi për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Frascineto të Republikës së Italisë; Vendimi për Memorandum mirëkuptimit për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të strehimores “Shtëpia e Sigurt” për periudhën 3 (Tre) vjeçare 2020 -2022; Vendimi për vënien në debat publik të Draft Rregullores për Taksa Komunale dhe Aprovimi i plotësim ndryshimit të vendimit të datës 16.02.2018 për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto dokumente: Plani i prokurimit për vitin 2020 dhe Raporti vjetor i Komandantit të stacionit policor për vitin 2019-Rahovec.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/ , mund të gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të kuvendit komunal.

Ndërsa në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/materialet-e-kuvendit/, mund ti gjeni të gjitha materialet e mbledhjeve të kuvendit komunal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme