Duke i hapur dyert për vizitorë, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të shënoj tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Qytetarë, studentë dhe nxënës nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Po në kuadër të kësaj dite do të hapet panairi i organizatave të shoqërisë civile i cili do të përcillet me aktivitetet e Grave Deputete, promovimin e platformës “Vota ime”, promovimi i punëtorive të Demokracisë si dhe kuizin e Demokracisë “Demokracia 2030”.