Kuvendi mban nesër ceremoni falënderimi për gazetarët ukrainas

Prishtinë | 23 Shk 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Në njëvjetorin e​ pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, të premten, në Kuvendin e Kosovës organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ceremonia do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 13:15.

Ndërsa, fjalë me këtë rast do të mbajnë presidnetja Vjosa Osmani; Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Albin Kurti, kryeministër dhe Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas në Kosovë.

(Në foto, gazetarët ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë gjatë një pritje të mëhershme nga kryetari i Kuvendit)

Të ngjashme