Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Shyqeri Nimanit, artisti i cili ndërroj jetë të enjten dhe që e ka shkruar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjen, dhe tha se do të jemi gjithmonë mirënjohës për veprën e tij.
“Sapo e morëm lajmin e hidhur që ka ndërrua jete akademiku dhe artisti jone i madh Shyqeri Nimani, mjeshtri i artëve të bukura. Ishte njëri nga emrat me kulmor të artit në vendin tone që pas tij la një karrierë të bujshëm, shumë vepra të tij që i gjejmë prej simboleve të Kosova filmit E deri të universiteti i Prishtinës”.
“Ai veproi për dekada të tërë. Shkronja të arat mund t’i gjeni edhe në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë. Në të cilën ai punoj për 16 orë të tëra për ta përfunduar. Ishte një njeri i rrallë një artist unik shembull për angazhim dhe kontributit për shoqërinë tonë. Kontribut ai i dha edhe ne themelimin e institucione tona të artit. Në ju shprehim ngushëllime familjes, do të jemi gjithmonë mirënjohës për veprat dhe krijimtarinë e tij”, tha ai.