Kuvendi i Kosovës nesër në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare.
Në pikat e rendit të ditës janë edhe propozimi për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e qeverisë së Kosovës, shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020.
Më tutje, gjithashtu nesër do të bëhet edhe propozimi i deputetëve të rin të cilët do të futen në Kuvend pasi janë liruar vendet me formimin e qeverisë së re.
Ky është njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:
Rendi i ditës
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik.