Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca. Të mërkurën do të jetë vazhdim i seancës së papërfunduar, ndërsa të enjten do të jetë seanca e re, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Kryesia e Kuvendi ka miratuar mbajtjen e dy seancave në mbledhjen e Kryesisë. Të mërkurën do të ketë vazhdim të seancës e cila do të fillojë nga ora 12:00, ndërkaq është caktuar edhe seancë e re për të enjten”, tha ajo.