Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të Masakrës së Reçakut, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët që me një minut heshtje të nderojnë të rënët e Reçakut.
Të shtunën është shënuar 23-vjetori i masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.