Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.
Albin Kurti, përfaqësues i grupit parlamentar të VV-së, tha se statuti është i shkruar dobët, ndërsa përmendi disa nga mangësitë në të.
“Si ka mundësi që të futen edhe emra të përveçëm në bord. Me statut mund të përcaktohet numri por jo emrat se kush do jetë në bord”.
“Statuti ka shumë probleme dhe e mira e madhe e këtij statuti është se është ky statut, pra që Trepça ka statut”.
Dardan Sejdiu, nga grupi parlamentar i PSD tha se pas miratimit të këtij statute, hapi tjetër do jetë rishikimi i ligjit.
“Ka sjellë paqartësi sepse nuk e definon si ndërmarrje publike dhe nuk definohet si e tillë. Problem fillestar, esencial është ky që nuk emërtohet si ndërmarrje publike”.
“Hapi tjetër duhyet të jetë rishikimi i ligjit”.