Kuvendi miraton huanë 162 milionëshe për Autostradën Kijevë-Zahaq

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 12:07 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 88 vota për, 8 kundër dhe 11 abstenime është miratuar Projektligji për Ratifikimin e e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.

I gjithë projekti për autostradën Kijevë-Zahaq do të kushtojë 200 milionë euro prej së cilave 38 milionë do të ndahen nga buxheti i Kosovës ndërsa pjesa tjetër është nga BERZH dhe Banka Investive Evropiane.

Projekti Kijevë-Zahaq do të jetë 33 kilometra dhe pritet të fillojë në fund të pranverës.

 

Të ngjashme