Me 87 vota është miratuar Projektligji për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar, raporton Ekonomia Online.
Diskutimi mbi këtë marrëveshje ka nisur me ministrin e Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka diskutuar mbi rekomandimet e kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe Hungarisë duke kërkuar edhe votën e deputetëve.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, deputeti Elmi Reçica nga PDK, tha se ky ligj është i veçantë dhe ndikon shumë tek qytetarët, pasi investimi është në interes të qytetarëve, duke e mbështetur këtë marrëveshje.
Edhe LDK ka përkrahur këtë marrëveshje, ku deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar respektim dhe zbatim të kësaj marrëveshje.
Edhe AAK ka përkrahur këtë marrëveshje ndërkombëtare.