Me 64 vota për dhe 15 kundër, Kuvendi raportin me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në ndërmarrjen publike KOSTT, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu u votua dhe Raporti me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, për të cilën u dashtë dy herë të votohet për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndërsa me 82 vota për u miratua formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Deputetja e VV-së, Jeta Statovci, tha se KOSTT ka raportuar në komisionin për Ekonomi duke treguar edhe problemet dhe punën e kësaj ndërmarrje publike.
Armend Muja nga VV, tha se e mbështesin këtë ndërmarrje dhe mbi punën që kanë bërë deri tani.
Deputetja nga LDK, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se në kuadër të kësaj pike mbi raportimin e KOSTT-it, tha se për të është e papranueshme që gjatë raportimit të saj janë mbyllur dyert për mediet, duke treguar që pozita ka treguar sjellje jonjerëzore dhe rolin e gjyqtarit.
“Keni ndryshuar shumë dhe për të keq, keni mbyllur dyert për mediet, synimi i pozitës ishte që të mbyllin dyert dhe të mos dihet asgjë në atë mbledhje, sjellja e tyre ishte përtej çdo gjyqtari dhe jo njerëzore”, tha Bunjaku-Rexhepi.