Kuvendi i Mitrovicës Veriore të mërkurën diskuton për situatën e sigurisë

Mitrovicë | 10 Pri 2017 | 10:47 | Nga

Seanca e 37-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore do të mbahet të mërkurën, duke filluar nga ora 15.

Në rendin e ditës së kësaj seance pos situatës politike do të jetë edhe ajo e sigurisë në këtë komunë ku për këtë çështje pritet të flas komandant i stacionit të policisë Gjorgje Karamarkoviq.

Përveç kësaj, është paralajmëruar edhe emërimi i anëtarëve të komisionit të planit të veprimit lokal për avancimin e personave me aftësi të kufizuara në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Radio Kontakt Plus, përcjellë Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme