Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë mbajtur një takim me kryetarët e komisioneve të Kuvendit për të diskutuar rolin e tyre në mbikëqyrjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, tha Kuvendi është në terr të plotë të informativ se çka po ndodhë mes dy presidentësh në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.
“Kuvendi është në terr të plotë të informacion se çka po ndodhë mes dy presidentësh. Qeveria duhet ta udhëheq temën e dialogut, mirëpo në dritë të proceseve të reja të dialogut Kuvendi duhet ta thotë fjalën e vet “, tha ajo
Jeta Krasniqi nga KDI tha se Kuvendi do të duhej të kishte rol më të madh në dialogun me Serbinë.
“Është nënvizuar që është shumë e rëndësishme që komisione të ftojnë ministrat ti ftojnë në raportim. Ajo çfarë ne kemi parë gjatë mandati të kaluar është thirrje për konsensus për dialogun. Ajo çfarë ne jemi duke parë edhe me qeverinë e re është duke vazhduar e njëjta histori sikur edhe më herët ku kryeministri e ka dominuar Avni Arifin si udhëheq i dialogut teknik mirëpo kuvendi nuk është konsultuar”.
“Kuvendi me anë të rezolutave ka mandatar Qeverinë të udhëheq me këtë proces. Ne kemi thënë që është e nevojshme që Kuvendi të ketë debate të ketë interpelancë dhe të tregohet se çfarë duhet te bisedohet, cilat duhet të jenë vijat e kuqe, d.m.th Kuvendi duhet të jetë epiqendër e dialogut. Nuk mund të ketë progres në një proces ku Kuvendi i Kosovës nuk është i përfshirë”.
Albulena Haxhiu kryetare e komisionit për Legjislacion, Mandate, imunitete, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen Kundër Korrupsioni tha se marrëveshjet që po bëhen në dialogun me Serbinë janë të dëmshme për qytetarët.
Sipas saj, është e papranueshme që presidenti Hashim Thaçi ka marrë udhëheqjen e këtij procesi.
“Ne kemi dallime edhe brenda komisioneve marrë parasysh qe jemi pozite dhe opozitë. Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve unë do të kërkoja zbatim të atyre marrëveshjeve qe janë në favor të qytetarëve të Kosovës mirëpo duke e ditur që ato janë të dëmshme nuk mund të bëjë thirrje. Është e papranueshme që Thaçi ka marrë udhëheqjen e këtij procesi. Do të duhej të bëhej një organ hetimor dhe të kontrolloheshin tema sepse nuk ka fare transparence e as përgatitje”.
Driton Selmanaj kryetar i komisionit për Mbikëqyrje të Financave tha se ekipi i dialogut është joserioz dhe i papërgatitur.
Sipas tij, Kuvendi ka miratuar një rezolutë dhe është e qartë dhe thotë që kryeministri duhet të udhëheq dhe jo presidenti.
“Gjerat po mbesin të njëjta, Kuvendi mbetet institucioni i fundit që informohet çka ndodhë në Bruksel. Ka ndodhë disa ngjarje pas takimit të parë, gjeja e parë që ka ndodhë është caktimi i Arifit dhe për mua është jo serioz ekipi qe e përfaqëson Kosovën. Për mua më shumë po i ngjanë një ekspedite. Kuvendi ka miratuar një rezolutë dhe është e qartë dhe thotë që kryeministri duhet të udhëheq dhe jo presidenti”, tha ai.