Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca, ku e para nis në ora 10:00, ndërkaq e dyta në 11:00.
Seanca e parë do të mbahet në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Ndërkaq, në të dytën do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1,
- Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
- Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
- Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.