Kuvendi i Kosovës, me 78 vota për, miratoi rezolutën për Ramush Haradinajn.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, tregoi pikat e rezolutës së harmonizuar, raporton Ekonomia Online.
1. Lirimi i Haradinajt të ndodhë sa më shpejt.
2. Të pezullohet dialogu deri në lirimin e Ramush Haradinajt.
3. Qeveria të kërkojë nga BE-ja që të largojë të gjitha akuzat e lëshuar nga Serbia.
Glauk Konjufca tha se në këtë rezolutë u bë një kompromis, me ndërhyrjen e pushtetit. “Në rezolutën e mëhershme fletarrestet ishin kusht”, ka thënë ai.