Kuvendi ratifikon tri marrëveshje financiare në vlerë prej 158 mln €

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 12:52 | Nga

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare të saj ka miratuar ratifikimin e 3 Marrëveshje Financiare në vlerë prej 158 milionë euro, ku përshihen Marrëveshjet të cilat anë negociuar paraprakisht me Qeverinë e Francës, Qeverinë e Hungarisë, Qeverinë e Austrisë, si dhe ka miratuar Ratifikimin e Garancisë Shtetërore me BERZH-in për Linjën e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës, në vlerë prej 24 milionë euro.

Ministri i Financave Avdullah Hoti në prezantimin e këtyre Marrëveshjeve para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me Projektligjin për Ratifikimin e Protokollit Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e këtij Protokolli ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit të Qeverisë Franceze – NATIXIS, bëri të ditur se “ Ky Projektligj Ratifikon Protokollin financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës të 5 korrikut të vitit të kaluar, të nënshkruar në takimin e Kryeministrave të dy vendeve në Paris, si dhe Ratifikon Marrëveshjen për hua për zbatimin e këtij Protokolli ndërmjet Ministrisë së Financave dhe të përfaqësuesit të Qeverisë Franceze – NATIXIS, e cila parasheh financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinë, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit.

Sipas tij, Marrëveshja financiare me Qeverinë franceze është në vlerë 66 milionë euro dhe ka kushte mjaft të volitshme, me normë efektive të interesit vjetorë 0.036%, grejs periudhë 5 vite, si dhe një periudhë të kthimit 25 vite.

Ndërsa, sa i përket Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se kjo marrëveshje cila i mundëson Qeverisë së Republikës së Kosovës marrje të huas nga Qeveria Austriake në vlerë deri në 30 milionë euro për investime në projekte të ndryshme kapitale.

“Projektet ku pritet të investohen janë trajtimi i ujërave të zeza, furnizimi me ujë të pijes, shëndetësia, arsimi, bujqësia etj, që janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë të parapara me Program Qeverisës dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim”, shtoi ministri Hoti.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar, sipas ministrit Avdullah Hoti kjo Marrëveshje përmban kornizën dhe kushtet bazë financiare për projektet në trajtimin e ujërave te zeza furnizimin me ujë dhe në infrastrukturë.

Ai bëri të ditur se Marrëveshja me Qeverinë e Hungarisë ka një vlerë totale 62 milionë euro, normë efektive të interesit vjetorë 0.00%, grejs periudhë 1.5 vite, si dhe një periudhë të kthimit 17 vite.

Ndërsa, sa i përket miratimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK-Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (MF), ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Ministria e Financave në janar të këtij viti ka pranuar kërkesën nga Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës për emetimin e Granacionit të dytë shtetërorë për linjën e dytë kreditore në shumën prej 24 milionë euro, e ndarë në tri transhe: 14 milionë zotohen me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Financiare, 6 milionë euro që bëhen efektive në vitin 2018 (me rastin e rritjes në nivelit të shumës së depozitës së siguruar nga 4,000 në 5,000 Euro), si dhe 4 milionë euro që bëhen efektive në vitin 2020 (me rastin e skadimit të Linjës së parë kreditore)”, shtoi Ministri Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme