Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 08:40 | Nga

Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

Agjenda:

9:30 Dyert e hapura të Kuvendit – Vizitë ndërtesës së Kuvendit

9:30 – 9:45 Hapja e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë (Holli i Kuvendit)
Zenun Pajaziti, Forumi për Transparencë Parlamentare
Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit

09:45 – 10:00 Hapja e Panairit të OSHC-ve (Oborri i Kuvendit)

10:30 – 12:00 Forum mbi temën globale “Demokracia dhe parandalimi i konfliktit”
(Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara/ Përfaqësues I Përhershëm i UNDP-së, Përfaqësuesi i OSBE-së, NDI, UP, OJQ) (Salla 506, kati IV)

10:00 – 16:00 Aktivitete të jashtme – njëkohësisht
* Panairi i OSHC-ve
* Sesioni i pikturimit
* Kuiz mbi Demokracinë
*Punëtoritë për Demokraci

12:00 – 13:00 Panel diskutimi – anëtarët e Kuvendit, ambasadori i Britanisë së Madhe (KDI) (Holli e Kuvendit)

14:30 – 15:00 Ekspozitë pikturash/ ndarja e shpërblimeve
Komisioni i jurisë do të përcjellë punën e piktorëve, do të përzgjedhë tri pikturat më të mira dhe do të bëjë ndarjen e shpërblimeve/çmimeve

17:00 Edukimi i votuesve të rinj (KDI) – (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme