Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 14:30.
Sot, edhe ashtu seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me vonesë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i ashpër me deputetët në seancën e sotme plenare.
Pritja rreth 20 minuta e deputetëve për ta nisur seancën ka acaruar kryeparlamentarin, i cili i ka quajtur të papërgjegjshëm disa prej të zgjedhurve të popullit dhe tha se s’do të ketë tolerancë më ndaj tyre.
“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Me të nisur seanca, Kuvendi i Kosovës me 69 vota për ka miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesa.