Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që Kuvendi të shkojë në pauzë 15 minutëshe.
Kjo pauzë vjen pas mosmarrëveshjeve që lindën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pasi Vetëvendosja e mbështetura nga LDK-ja dhe Alternativa kërkoi mocion që të votohet Qeveria.
Por koalicioni PANA dhe minoritetet joserbe e pranuan këtë mocion, por që kjo të ndodhë vetëm pas debatit që zhvillohet në Kuvend, që këtë të fundit e refuzuan Vetëvendosja, LDK-ja dhe Alternativa.