Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot, në një seancë plenare do të shqyrtojnë Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. Kjo, sipas njoftimit paraprak, do të jetë e vetmja pikë e kësaj seance.
Seanca pritet të fillojë në orën 10:00. Në Kuvendin e Kosovës dje, pas një debati dyditor, dështoi miratimi në leximi të parë i Buxhetit të Kosovës për vitin 2018. Për të votuan vetëm 58 deputetë.
Po dje, deputetët kanë miratuar Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.