Në Kuvend të Kosovës, deputeti nga LDK-ja, Fetah Rudi është duke pasur probleme për të vazhduar deri në sallën ku mbahen seancat plenare.
Objekti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka të rregulluar infrastrukturën për personat me nevoja të veçanta.
Për këtë arsye, deputeti i zgjedhur i LDK’së është duke pasur probleme që të dërgohet deri në sallën ku mbahen seancat.
Pak më parë Rudi tha se do të angazhohet për personat me aftësi të veçanta.