Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në vazhdimin e seancës plenare ku në rend dite është edhe debati mbi situatën e sigurisë në vendin tonë.
Këto janë pikat e rendit të ditës të seancës, e cila do të fillojë në orën 10:00:
Rendi i ditës:
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
- Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi publike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
- Emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik