Kuvendi sqaron se punëtori që vodhi naftën nuk është nga stafi i tyre

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, ka dhënë një sqarim me lajmin e publikuar në një nga mediat kosovare, ku thuhet se “Arrestohet i dyshuari, u kap duke vjedhur naftë nga gjeneratori në Kuvend”, transmeton Ekonomia Online.

Në njoftimin e zyrës për medie nga Kuvendi i Kosovës thuhet se i arrestuari nuk është pjesë e stafit të kuvendit të Kosovës, por punëtorë i një kompanie e cila ishte kontraktuar nga Kuvendi i Kosovës për mirëmbajtje.

Njoftimi i plotë:Z

Sqarim

Lidhur me artikullin “Arrestohet i dyshuari, u kap duke vjedhur naftë nga gjeneratori në Kuvend”, publikuar sot në portalin www.indeksonline.net

Punëtori i arrestuar nga policia nuk është pjesë e stafit të Kuvendit, por punëtor i Kompanisë “Schafberger”, e kontraktuar nga Kuvendi për mirëmbajtje

Gjeneratori, ndërkaq, është pronë e Kuvendit por që mirëmbahet nga kompania “Schafberger”.

Për çdo informacion shtesë lidhur me rastin, ju lutem adresojuni organeve përkatëse të sigurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme