Teknika në Kuvendin e Kosovës, sërish po u sjell probleme deputetëve për votim.
Sapo filloi seanca, Kuvendi u detyrua të shkojë në pauzë, pasi që kishte probleme me tekniken për të votuar projektligjin për investimet strategjike në Republikën e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit i Kosovës, Kadri Veseli pohoi se vetëm edhe njëherë do të provojnë të votojnë dhe se nëse nuk arrijnë të votojnë as kësaj radhe, nuk do të provojnë sërish, pasi që siç tha ai kjo ka të bëjë dhe me kredibilitetin e këtij Kuvendi.
“Provuam të votojmë dhe në mënyrë elektronike dhe me dorë. Unë nuk mund me zor me e shti askënd me votu. Do të provojmë vetëm dhe njëherë të votojmë dhe jo më”, tha ai.