Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për dy kandidatët e propozuar nga Qeveria për anëtarë të Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), raporton Ekonomia Online.
Fidane Spahija – Gjikolli dhe Avni Sahiti u zgjodhën anëtarë të KRPK-së me 65 vota për, nga deputetët që ishin të pranishëm në sallë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar emrat e Spahija – Gjikollit dhe Sahitit në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Fidane Spahija – Gjikolli është është doktor shkence në ekonomi ka përvojë akademike mbi 10 vite në fushën e kontabilitetit financiar.