Ky është formacioni i Prishtinës kundër Norrkopingut

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 16:38 | Nga

Prishtina do të takohet sonte me Norrkopingun, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Ligës së Evropës, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kohavisioni nga burime brenda klubit kryeqytetas, merr vesh se trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi ka vendosur të ketë disa ndryshime në formacionin e parë.

Në portë, do të jetë përsëri Alban Muqiqi.

Në mbrojtje, Lorik Maxhuni do të startojë në krahun e djathtë, ndërkaq në qendër Armend Dallku do ta ketë afër Debatik Currin i cili në ndeshjen e parë luajti në mesfushë. Ndryshim do të ketë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, ku në vend të Mërgim Nezirit, do të luajë Liridon Leci.

Në mesfushë, Diar Miftaraj do të luajë nga minuta e parë, bashkë me Mërgim Pefqelin, kurse i vetmi që luan edhe sonte startues në këtë pjesë të fushës, është Lorik Boshnjaku i cili ishte titullar edhe në ndeshjen e parë, shkruan koha.net.

Ndërkohë, treshja e sulmit, do të përbëhet nga Basit Khalid, i cili do ta ketë përkrahjen e Makendës dhe Liridon Fetahajt. Ky i fundit nuk luajti nga minuta në ndeshjen e parë.

Dihet që Prishtina është deklasuar në ndeshjen e parë me rezultat 5:0.

Prishtina – Norrkoping, zhvillohet sonte dhe nis në ora 20:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme