KF Prishtina me dy përforcime të reja

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 14:29 | Nga

Klubi i Prishtinës në futboll ka marrë dy lojtarë të rinj në ekipin e vet.

KF Prishtina ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me dy mbrojtësit nga Gjilani, Armend Thaqi mbrojtës i djathtë e Leutrim Bekteshi, mbrojtës i qendrës, transmeton koha.net.

Klubi i Prishtinës këtë e ka bërë të ditur nëpërmes llogarisë së vet në FB, ku është treguar edhe biografia e lojtarëve, të cilën e transmeton koha.net. të plotë:

Armend Thaqi, 25 vjeç i lindur më 10.101992 në Komunë të Obiliqit, në dy vitet e fundit ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë Superligë me skuadrën e Gjilanit. Në edicionin e sapo përfunduar ka regjistruar 32 paraqitje duke shënuar 5 gola dhe një mori asistimesh. Ish futbollisti i KEK-ut dhe Hajvalisë, me Prishtinën ka qenë edhe më parë në dy edicione e gjysmë, nga janari i vitit 2014 deri në verë të vitit 2016 duke regjistruar me Prishtinën 74 ndeshje, 4 gola dhe 1 asistim.

“Vendosa të rikthehem për shkak kushteve të ofruara dhe normalisht pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Prishtina ka qenë, por sidomos tash, do të jetë ekip jashtëzakonisht i mirë. Pres të vazhdoj me paraqitje të mira. Skuadra ka trajnerë që është e tepërt të flasim çka do më shumë, sepse ai është dëshmuar edhe në Kupat e Evropës dhe kuptohet sëbashku për qëllim kemi që ekipi të ketë paraqitje sa më të mirë në Evropë dhe të rikthejmë titullin e kampionit”

“Po ashtu jam shumë i kënaqur që me mua është bashkuar edhe mbrojtësi e bashkëlojtari im Leotrim Bekteshi me të cilin kam kaluar 2 vite fantastike me të. Është djalë shembullor, profesionist i vërtet dhe shpresoj shumë që do të vazhdoj edhe me Prishtinën formën përformancën e lartë që ka tregu me Gjilanin”, ka mbyllur prononcimin, Armend Thaqi.

Leotrim Bekteshi, 26 vjeçari i lindur më 21.04.1992 në Gjermani dhe me banim në Mitrovicë, ka qenë “engjëlli mbrojtës” i shpinës së Armendit tek skuadra e Gjilanit, dy futbollistë këta të vlerësuar lartë me paraqitjet e tyre me skuadrën e kuqe gjilanase. Mbrojtësi i qendrës, me Gjilanin këtë edicion ka pasur 30 paraqitje dhe me 21 golat e pranuar me skuadrën e tij janë skuadra e tretë me mbrojtjen me gola më së pakti të pësuar. Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe Gjilanit, sikurse Thaqi, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën dhe me rastin e arritjes së marrëveshjes ka shprehur kënaqësinë e madhe të ardhjes në klubin më të madh në vend.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje për dy vitet e ardhshme me Prishtinën. Besoj shumë se do të arrijmë objektivat e klubit e që dihen cilat janë, gjithmonë vetëm trofetë. Jam shumë i kënaqur me kushtet e ofruara dhe premtoj që do të jap njëqindpërqindtë nga vetja që të shpërblej besimin e ofruar”, ka thënë me rastin e prezantimit me fanellën bardhekaltër, Leotrim Bekteshi“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme