Chelsea do të ndahet me katër lojtarë

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

“Blues” pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në ekip gjatë afatit kalimtar të verës

Chelsea pritet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

“Blues” po planifikojnë t’i lirojnë disa futbollistë dhe ndërkohë të sjellin përforcime të reja në Londër.

Mediumi britanik “The Mirror” shkruan se valixhet gati për t’u larguar nga “Stamford Bridge” i kanë, Olivier Giroud, Pedro Rodriguez, Michy Batshuayi e Willian.

Ndërkohë, Të Kaltrit kanë arritur marrëveshje me Hakim Ziyech për sezonin e ardhshëm.

Tek fituesi aktual i Europa Leagues pritet të ketë edhe prurje të tjera gjatë verës që vjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme