Shtohet edhe një në listë: Milani shpreson që t’i transferojë tre lojtarët e Chelseat

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Milani thuhet se është duke tentuar transferimin e anësorit të Chelseat, Hakim Ziyech dhe janë të gatshëm të hyjnë në bisedime me Blutë.

Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se trajneri i Rossonerëve, Stefano Pioli është një admirues i madh i ish-yllit të Ajaxit.

Mediat në Itali raportojnë se Chelsea është e hapur për të dëgjuar ofertat për marokenin dhe Milani tashmë është në bisedime me londinezët për marrëveshje të tjera.

Klubi italian është në bisedime po ashtu rreth një transferimi për Olivier Giroud dhe nënshkrimit të përhershëm të mbrojtësit Fikayo Tomori, i cili kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim në San Siro.

Ziyech luajti 23 ndeshje në Ligën Premier edicionin që lamë pas, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.

Është një operacion i komplikuar, por Milani thuhet se shpreson të nënshkruajë me tre lojtarët e Chelseat këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme